Sakrificat për të parë ekipin e zemrës janë nga më të ndryshmet, ka edhe nga ato që vështirë të besohen që janë të vërteta.
Një fans koreano-jugor ka përshkruar plot 17 mijë kilometra me biçikletën e tij për të parë Liverpool-in.
Jungyu Lee udhëtoi për 235 ditë në 10 shtete të ndryshme europiane dhe aziatike deri sa arriti në destinacionin final. Por, gjërat nuk shkuan siç ai i kishte menduar, pasi kur arriti në Anfield, biletat ishin shitur dhe ai ndeshjen e pa në një lokal aty pranë.
Por, fatmirësisht fundi i këtij udhëtimi ishte i lumtur, pasi drejtuesit i siguruan atij një biletë për ndeshjen që do të luhet më 11 shkurt kundër Tottenham.
“Dua të vizitoj Anfield-in dhe të takoj trajnerin Jurgen Klopp”, tha Lee për një radio lokale./tesheshi.com/