Nga Rebecca Romnay
Në pranverën e vitit 1853, gjuhëtari dhe eksploruesi i shquar britanik, Richard Burton filloi rrugëtimin e tij më të famshëm dhe më të rëndësishëm. Burton ndërmori rrugën për në Haxh për të vizituar Mekën dhe Medinën, një udhëtim për të cilin pak evropianë dinin, dhe për më tepër, për të kaluar një përvojë që asnjë evropian nuk e kishe përjetuar më parë.
Rruga e tij do të rezultonte në një nga narrativat më të mëdha të udhëtimit të shkruara ndonjëherë nga një anglez: Tregimi Personal i një Pelegrinazhi në Medine dhe Meke (1855-56).
Ai ndjente shumë krenari për një veprim që e çonte në rrugë të rrezikshme, toka dhe kultura të panjohura. Por për një eksplorues të paepur si Burton, kjo ishte kënaqësia. Sa për udhëtimin ai tha se dëshironte të “vërtetonte, duke provuar se ajo që mund të ishte e rrezikshme për të tjerët, ishte e sigurt për të”.
Ai filloi rrugën duke u paraqitur fillimisht si “princ persian”, por shpejt nisi të deklaronte se ishte një dervish, sufist që jeton një jetë asketike kushtuar shenjtërisë.
Ky ishte maskim i dobishëm, pasi dervishët mund të ishin të çdo cep, në çdo moshë, nga një vend (musliman) dhe të shkonin kudo që dëshironin pa u marrë në pyetje nga muslimanët e tjerë.
Përfundimisht ai trilloi një histori të hollësishme të një afgani të lindur në Indi dhe të arsimuar në Burma (për të mbuluar çdo gabim të mundshëm në aftësitë e tij gjuhësore me arabishten apo persishten).
Por a mund ta ketë vizituar Burton Mekën si një anglez i konvertuar në Islam, e kjo të mos ishte fare maskim? Ndoshta do të kishte qenë e mundur, por Burton nuk donte të merrte atë rrugë.
“…shpirti im nuk mund t’i bindet as vetes sime… është një renegat – i destinuar si i tillë, kokëfortë dhe i kontestueshëm, një objekt dyshues për të gjithë”.
Burton donte të vizitonte Mekën pa u vërejtur, ashtu si do ta bënte cilido musliman.
Kur Burton filloi udhëtimin e tij, kishte kaluar kohë duke i mësuar zakonet muslimane. Ai kaloi një muaj në Aleksandri duke mësuar mënyrat e të ngrënit, pijes, uljes, gjumit, dhe natyrisht, lutjeve.
Gabimi më i vogël mund të ishte një tradhti, me një fjalë, mënyra e duhur për të hyrë në xhami ishte të hyje me këmbën e djathtë. Sipas rrëfimit të Burton, shumica e muslimanëve që hynë me të menduan se ai ishte me siguri musliman, por “jo një i mirë si ata vetë, por, akoma, më mirë pak se hiç”.
Një problem me të cilin Burton u ndesh gjatë udhëtimit të tij ishte vështirësia në marrjen e shënimeve për librin e tij të planifikuar. Njerëzit përreth tij merrnin shënime për përvojat e rrugës, një zakon ky që Burton i dukej si “francez”, sado që ata ishin njerëz që kurrë nuk e kishin parë Francën.
Udhëtimi i tij nuk ishte pa gabime. Në Kajro, Burton piu alkool bashkë me një ushtar shqiptar, ëfarë bëri që ai të ndalohej nga kontrolli dhe të diktohej.
Burton iku nga Kajro, dhe vazhdoi rrugën drejt Mekes, duke pirë sa herë i vinte mundësia. Pas një rruge të gjatë, Burton arriti në Medine, vendi ku ndodhet varri i profetit Muhamed.
Në kohën e Burtonit, kishte aq pak dijeni për kulturën muslimane, sa që shumë ndwr perëndimorë mendonin se varri i Muhamedit ishte në Mekë.
Në kërkim të përmbajtjes skandaloze për të ndezur kërshërinë e lexuesve viktorianë, një nga interesat e Burton në Medine ishte të kuptonte më tepër për praktikën e cirkumcizionit. Megjithëse Burton shkroi për këtë gjerësisht në dorëshkrim, redaktori i tij fshiu shumicën e këtyre fragmenteve, pasi i konsideroi si “mbeturina të pakëndshme”.
Edhe pse Burton e ndjente udhëtimin e tij në Medine si të këndshëm, Meka dhe Qabja (një nga vendet më të shenjta të Islamit) nuk ishin më pak magjepsëse.
“Muslimanët që kanë ardhur për herë të parë në Qabe po sillen lirshëm dhe pa frikë apo huti”. Ai ndoqi të gjitha hapat e duhur të pelegrinazhit – secilën herë e më i hutuar nga ato që i quante “bukuri ekzotike”. Më në fund ai veshi çallmën e gjelbër të një haxhiu.
Tani, ishte koha për ty kthyer në shtëpi. Ai u shfaq në dyert e konsullatës britanike në Xhide, ku rojet nuk e lejonin të hynte meqë u dukej si arab. Burton iu desh të shkruante një letër ku thoshte se ishtë “oficer i ushtrisë indiane”, çfarë për çudinë e tij e bëri shumë të mirëpritur.
Kthimi i tij në Londër u prit me reagime të përziera. Britanikët u krenuan me të si një udhëpërshkrues i shquar dhe i mprehtë. Kur muslimanët kuptuan për udhëtimin e Burtonit, e konsideruan si blasfemi. Për çudinë e evropianëve, ai zbatonte disa praktika islame edhe në Britaninë e Madhe.
I mprehtë dhe kontrovers – këto janë dy mbiemrat që i mori Burton gjatë karrierës së tij. Libri i tij Pelegrinazhi është më i shquar se cilado vepër tjetër në karrierën e tij.
I përzier mes syrit hetues prej një evropiani dhe i magjepsur pas një kulture që nuk e kishte pritur, ndjenjat e përziera i shprehu edhe në fletat dedikuar lexuesve britanikë.
Por kurrë nuk i dihet. Dikur mund ta ketë krijuar një ëndërr në sirtar për të vizituar vendin e largët, atë ku sot mbi 2 milion njerëz përnjëheri madhërojnë Zotin e tyre. /tesheshi.com/