Ambasada amerikane në Tiranë publikoi një video-mesazh paralajmërues se të gjitha ata zyrtarë që do rezultojnë të korruptuar, nuk do kenë mundësi të hyjnë në SHBA.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.
Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara.
Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në sqarimin e përfaqësisë së Uashingtonit në Tiranë, pasuar nga videomesazhi përkatës. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/437730740134648/?t=15