Një zë i Uashingtonit në Tiranë, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Leyla Moses-Ones, e cila ka patur një protagonizëm prej ambasadoreje kohët e fundit në zhvillimet politike të Tiranës, zbuloi atë se pse Rama nuk u josh nga investimet kineze, siç dha sinjale në fillim të mandatit të parë qeverisës.
“Por Shqipëria i ka treguar Kinës se disa gjëra thjesht nuk janë për shitje. Shqipëria ia ka dalë mbanë ndaj makinacioneve ruse” tha diplomatja amerikane e Tiranës, duke lënë të nënkuptuar se Rama i ka qëndruar besnik direktivave të mundshme të Uashingtonit.
“Ka vende që kërkojnë rrugë më të lehta përpara, si Kina, Irani dhe Rusia, ato duan ta përdorin Ballkanin perëndimor si mjet për qëllim, ska gjë idealiste në qëllimet e tyre, duan t’ju përdorin e pastaj të flakin. Kina p.r.sh ka vënë në zbatim ekonominë debitore, Kremlini kërkon kaos, Irani ka shfrytëzuar burimet e tij diplomatike në Tiranë për të shkatërruar kundërshtarët e vet”, theksoi Leyla Moses-Ones.
Deklarimet e saj u bënë në konferencën “Politika Amerikane në Ballkanin Perëndimor”, ku dhe njëherë konfirmoi e potencoi mbështetjen amerikane për politikën shqiptare.
“Ne do e mbështesim Shqipërinë edhe kur të marrë kryesinë e OSBE”, shtoi ajo. /tesheshi.com/