Ditë më parë, deputeti i opozitës Dashamir Shehu shprehur rezervat e veta, a më mirë kundërshtinë e vet, në lidhje me futjen e fuqishme të investimeve turke në Shqipëri. Shkak qe areoporti i Vlorës.
E sot, kryeministri Rama, në mënyrën e tij, ka gjetur hapësirë për t’i kthyer përgjigje. Kjo e fundit nuk ka qenë gjithsesi serioze, por tërë ironi, për njeriun që ai më së shumti e ka vlerësuar ndër vite.
“Një deputet i juaji ka dalë kundër investimeve turke, kur në mëngjes ha pilaf, i fut dhe një gotë raki dhe në darkë i mbush një groshë ndërkohë që është tapë. Ja kjo është puna juaj”, tha Rama, duke iu referuar gjuhës anti-turke të Dash Shehit ditë më parë. /tesheshi.com/