Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Tyre, sekreti i mbrojtur i Mesdheut: aty ku flamujt e Hezbollahut shiten me ato të Realit e Barcelonës

by te Sheshi
31/08/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Tyre, sekreti i mbrojtur i Mesdheut: aty ku flamujt e Hezbollahut shiten me ato të Realit e Barcelonës

Në një pasdite të nxehtë të premten, bari “Cloud 59” në plazhin e gjatë e të bardhë të Tyre-s është plot.

Grupet e shokëve porosisin gotat me “arak”, një liker glikanxo, dhe meze.

Kamerierët me pantallona sportive, ku është stampuar fytyra e Bob Marley, u shërbejnë pushuesve në plazh, të cilët rrinë në karrige plastike të mbështetura në rërë.

Në det të hapur, zhytësit me fat shohin breshkat e detit që notojnë këtej rrotull.

Disa vajza të reja po ngasin një ski-jet (motorr uji) në plazh.

Kjo skenë piktoreske vere mund të merrej lehtësisht për një nga pikat e nxehta të pushimeve popullore si Greqia apo Turqia perëndimore.

Por kjo është Tyre, në Liban, 80 km (50 milje) në jug të kryeqytetit Bejrut dhe 16 milje drejt bregut nga kufiri i mbyllur me Izraelin.

Qyteti ka një histori të gjatë  dhe në vitin 2017 theu stereotipet që portretizojnë Libanin si një komb kaotik vazhdimisht në prag të konfliktit.

“Askush nuk vjen në Tyre dhe nuk e pëlqen, atmosferën e tij, apo njerëzit që jetojnë këtu”, tregon për CNN, Ahmed Fundi, një banor i qytetit.

“Në verë, ka shumë festa dhe atmosfera është e mrekullueshme. Çdo verë është më mirë se ato të mëparshmet”, shton Fundi.

 

Mbretëresha e deteve

Tyre është qyteti i katërt më i madh i Libanit dhe nganjëherë quhet “Mbretëresha e deteve”.

Prapa portit të qytetit, rrugët e ngushta janë të veshura me shtëpi të pikturuara me ngjyrë vjollcë të purpurt dhe blu. Dyqanet janë plot me pajisje peshkimi.

Në barin dhe restorantin Al-Fanar, në një platformë prej druri mbi det, klientët në veshje plazhi dhe pantallona të shkurtra noti pinë birrën lokale, Almaza, dhe hanë darkë me peshk e patate të skuqura në stilin libanez, të pjekur në skarë me salcë tartare, limon dhe domate.

E themeluar më shumë se 4.000 vjet më parë, Tyre u begatua si një nga qytetet kryesore të Fenicisë, një qytetërim i lashtë semit.

Ajo u bë e pasur me tregtinë e një boje vjollcë, e krijuar nga minerale të mbledhura, dhe më pas krijoi kolonitë e saj që mbeten edhe sot si qytete: Cadiz në Spanjë dhe Carthage në Tunizi.

Kur romakët e morën Tyre-n, e njohur edhe si Sur,  në vitin ‘64 BC, ata ndërtuan një hark të mrekullueshëm triumfal dhe një nga hipodromet më të mëdha të botës.

Shenjat e gërvishtjeve në gur, që supozohet se u bënë kur kalorësit morën një kthesë shumë ngjitur, janë ende të dukshme.

Këto gërmadha, së bashku me një tjetër kompleks, Al Mina, një kilometër apo më shumë larg, përbëjnë një nga pesë vendet e Libanit, pjesë e  Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

“Këtu kemi disa nga gërmadhat më të mëdha dhe më të rëndësishme në botë”, thotë Jalal, një nga rojet, që vetëm dëshiron të japë emrin e tij të parë.

Duke hapur një hartë të madhe të Tyre-s, ai tregon për gërmadha të shumta që ndodhen nën zonat e qytetit të mbuluara nga ndërtimet moderne.

“Këtu vijnë vizitorë nga Franca, Belgjika, Hollanda, Britania e Madhe, etj.. “

 

Një pikë e nxehtë në zhvillim

Numrat më të fundit të vizitorëve nuk dihen me saktësi, por Philippe Tabet, pronar i dy hoteleve të mëdha në qytet, thotë se biznesi po ecën fuqishëm.

Ai hapi “Dar Alma” në mars 2015, dhe “Dar Camelia” dy muaj më parë.

“Dar Alma është rezervuar plotësisht nga prilli deri në fund të shtatorit,” i thotë ai CNN. “Dar Carmelia është i ri, por po ecën shumë mirë”.

Katër të pestat e klientëve të tij janë libanezë, ndërsa të tjerët kryesisht vijnë nga vendet evropiane si Franca, Italia dhe Norvegjia.

“Kam shumë prenotime të përsëritura: disa njerëz tashmë kanë rezervuar për verën e ardhshme”, shton Tabet.

Pavarësisht nga biznesi i Tabetit, Tyre mbetet një sekret i mbajtur mirë për shumë njerëz jashtë Libanit.

E kaluara e saj e qetë mund të ketë të bëjë me këtë.

Pas disa episodeve të mëparshme të dhunës, duke përfshirë Luftën Civile të viteve 1975-1990, qyteti pati shumë vuajtje gjatë konfliktit të korrikut 2006 midis Izraelit dhe Hezbollahut, partisë politike libaneze dhe milicisë, anëtarët e së cilës janë shiitë.

Në vitin 2006, UNESCO lëshoi ​​një apel urgjent për të dyja palët për të ruajtur gërmadhat romake të Tyre-s ga dëmtimet, duke paralajmëruar se kjo pasuri kulturore po ballafaqohej me një “kërcënim serioz” për shkak të konfliktit.

Disa ministri të jashtme, duke përfshirë edhe Departamentin e Shtetit të SHBA, ende këshillojnë qytetarët që të mos udhëtojnë në Tyre dhe në Liban në përgjithësi duke cituar “kërcënimet e terrorizmit, përleshjet e armatosura, rrëmbimet,etj..”

Britania dhe Franca rekomandojnë vigjilencë, por nuk këshillojnë që të mos udhëtohet.

Megjithatë, Tyre ka bërë një rrugë të gjatë që nga dhuna e pjesës së fundit të shekullit të 20-të dhe fillimit të këtij shekulli.

Hezbollahu, emër që do të thotë “Partia e Perëndisë”,  është ende shumë i pranishëm në Tyre, ku sundon një mbështetje të gjerë. Megjithatë, kjo nuk ndodh gjithmonë në vende të tjera në Liban, sidomos në mesin e popullsive të krishtera dhe sunite të vendit.

Dy nga katër deputetët e qytetit për Tyren janë nga Hezbollahu, ndërsa dy të tjerët janë nga partia Amal, një tjetër lëvizje politike Shia.

Sipas Tony Badran, një ekspert për Libanin, Hezbollahu është popullor në Tyre, pasi qyteti është shiit në shumicë.

Tyre, gjithashtu “mbart simbolizëm për partinë në lidhje me rezistencën e saj”, i thotë Badran CNN-it, duke iu referuar faktit që Hezbollahu shihet në rolin e mbrojtësit të Libanit kundër Izraelit.

Megjithatë, shumë njerëz jashtë qytetit e shohin Hezbollahun si kërcënues.

SHBA dhe Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit (GÇ) e konsiderojnë Hezbollahun një organizatë terroriste, ndërsa Mbretëria e Bashkuar gjithashtu e krahason krahun e saj ushtarak si të tillë.

Në vitin 2006, grupi militant Hezbollah luftoi me Izraelin fqinj, duke rezultuar në vendosjen e forcave të OKB-së.

Në rrugët e qytetit, flamuj dallues të partisë, të verdhë dhe të gjelbër, fluturojnë nga çdo cep. Përveç tyre janë postera të zbukuruar me fytyrat e njerëzve të vrarë në luftën kundër Izraelit dhe Sirisë.

Por nuk ka armiqësi për vizitorët e qytetit.

Si fillim, Hezbollah do të dëshironte që ju të blini suveniret e kësaj partie; byzylykë, mbajtëse çelësash me fytyrën e sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Flamujt e organizatës janë në shitje së bashku me ato të FC Barcelona dhe Real Madrid, ekipet popullore spanjolle të futbollit shumë të dashur në të gjithë Lindjen e Mesme.

 

Përzierja etnike

Mund të duket e çuditshme që një qytet ku Hezbollahu ka mbështetje të gjerë publike dhe pushtet politik, shërben gjithashtu si pikë e nxehtë e festave në plazh gjatë verës.

Alkooli është lirisht i disponueshëm, dhe gratë ecin në plazhin publik me bikini.

“Në Tyre ka të krishterë, sunitë dhe shiitë dhe nuk ka probleme mes tyre”, këmbëngul Jalali, ciceroni i arkeologjisë.

Zouheir Halaëi hapi pijetoren “Tavolino” në rrugët dredha-dredha pas portit të qytetit katër vjet më parë. Ajo i ngjan një taverne spanjolle: karriget nën një çati të ulët të harkuar me gurë.

“Dua të bëj një bar të përshtatshëm, jo një bar-restorant. Nuk kam probleme me shitjen e alkoolit këtu”, i thotë CNN-it ai duke iu referuar popullsisë së përzier të qytetit, të përbërë nga të krishterë, shiitë dhe muslimanë sunitë.

Dëshmia për këtë është numri i madh i njerëzve në pijetoren e tij në mbrëmjen e së enjtes, ku ndodhet dhe një grup miqsh të sekteve të ndryshme, që të gjithë po pinë nga një gotë dhe po tymosin duhan.

“Gjithkush vjen këtu, madje edhe snobët që ikin nga Bejruti”, vazhdon Zouheir.

“Ti mund të bësh një jetë të mirë dhe të qetë në Tyre.”

Kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur tensione. Në vitin 2012 një seri sulmesh me bomba në qytet kishin si target dyqanet që shisnin alkool.

 

Qyteti në rritje

Sot, megjithatë, Zouheir është më i shqetësuar në lidhje për fluksin e libanezëve të pasur dhe të huajt që po çojnë në rritjen e çmimeve.

“Nga këndvështrimi i biznesit, është mirë, por nga këndvështrimi personal, nuk është. Ky është një qytet mesdhetar dhe duhet të jetë autentik”.

Hotelet nuk janë të lira; një suitë në Dar Alma kushton 330 dollarë në natë.

Por Tabet i përgjigjet frikës duke thënë se të pasurit do të shpenzojnë më shumë para në qytet. “Hotelet janë të shtrenjta me qëllim për të sjellë një klientelë të pasur, të cilët shpenzojnë para në qytet, nuk desha të bëj një hotel në tregun masiv”, thotë ai.

Plazhi i Tyre-s, i cili zgjat 4 kilometra, bëhet gjithnjë e më i çmuar. Plazhet pa tarifa hyrëse janë një gjë e rrallë në Liban.

Familjet nga të gjitha sferat e shoqërisë hidhen në valët e ngrohta dhe fshihen nga nxehtësia nën çadra.

Ndërkohë që mund të ishte lehtësisht ndonjë qytet apo vendpushim i Mesdheut bregdetar, ky është padyshim Libani.

Përgatiti Alba Skëndaj – /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?
Lindja e Mesme

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së
Europa

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Next Post
Një Shqipëri me dy “qeveri”: si  punojnë ministrat teknikë në “ilegalitet”

A do të vazhdojë marrëveshja Rama-Basha? Ja 15 pikat e aksionit opozitar që nis në vjeshtë…

PD reagon ashpër për kryebashkiakun e Vorës: Rama-Meta po keqpërdorin policinë

Edi Paloka: Rama nuk mund të bllokojë asnjë aset krimi, ja pse…

Të fshehtat e Asamblesë të PS-së: ja kush e ka siguruar vendin në qeverinë “Rama 2”

Rama: ja si u zgjodhën ministrat e rinj dhe pse nuk do të heqin dorë nga mandati i deputetit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.