Shejla Bakija, 19 vjeçe, u vra dje në shtëpinë e saj, në Tuz të Malit i Zi. Plumbat i morrën jetën dhe gjyshes, ndërsa babai Shaban u plagos rëndë gjatë të shtënave.
Ata u qëlluan nga 28-vjeçari Ilir Gjokaj, i cili ishte partneri i saj.
Policia tha se Gjokaj ishte raportuar më herët për disa krime. Pra, kemi të bëjmë me një rast ku vajza të hijshme mpleksen më “të fortë” në komunitet dhe më pas e pësojnë prej tyre, deri dhe tragjikisht, siç në këtë rast,
Shtohet se Gjokaj ishte privuar nga liria për shkak të shkeljeve të Ligjit për Mbrojtjen e Dhunës në Familje, dhe se më 27 gusht, ishte sjellë te gjyqtari kompetent për kundërvajtje për procedura të mëtejshme.
Veç kësaj, ai ishte proceduar dhe për trafik droge.
“Qytetarët e komunës sonë, kurrë nuk kanë qenë më të bashkuar në kërkimin e drejtësisë dhe dënimin e krimeve, ne do të dëshmojmë unitet dhe veprim të përbashkët në ditët në vijim sepse duam drejtësi për Sheilën“, tha kryekomunari Nik Gjeloshaj. Kjo, pasi daljes në pah të faktit se vrasësi ishte denoncuar nga viktima, por se drejtësia nuk kishte vepruar.
Një OJQ vendase ka bërë thirrje për protestë paqësore pas kësaj ngjarjeje të rëndë.
“Me këtë protestë ne duam të mbështesim familjen e Shejlas në të drejtën e tyre për drejtësi dhe të parandalojmë humbjen e më shumë jetëve për shkak të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave,” thuhej në deklaratë. /tesheshi.com/