Turqia do të lejojë që të gjitha lutjet të mbahen në xhami që nga e mërkura, tha të martën kreu i Drejtorisë për Çështje Fetare, Ali Airbas.
Airbus tha në rrjetin social se besimtarët do të veshin maska dhe do të respektojnë masat e distancës sociale.
Ai kujtoi që xhamitë më parë ishin të hapura vetëm për namazet e mesditës dhe të xhumatë.
Organi suprem fetar njoftoi që më 16 mars se në xhamitë në të gjithë vendin nuk do të lejohej të kryeheshin lutje kolektive, përfshirë dhe ato të së premtes (xhumatë), pikërisht për shkak të infeksionit koronavirus.
E nëse në Shqipëri apo vende të tjera, xhamitë i janë kthyer normalitetit të funksionimit prej javësh, në Turqi, ku xhamitë janë dhe identitet përveçse funksion, ato ende ishin të kufizuara në hapje. /tesheshi.com/