Zyrtarët turq kanë thënë se po planifikojnë të nisin një hetim ndërkombëtar për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi dhe se hapat e ardhshëm do të ndërmerren në ditët në vijim.
Duke folur në një tubim të rinjve në Stamboll, ministri i jashtëm tMevlut Çavusoglu theksoi se Arabia Saudite nuk ka ndarë ende asnjë informacion në lidhje me hetimin e saj për vrasjen e bujshme të ndodhur në Konsullatën e Stambollit në fillim tetorit të vitit të kaluar.
Zyrtarët sauditë mohojnë akuzat, duke thënë se Khashoggi vdiq në një “operacion në mërgim” pasi fillimisht pretendonte se gazetari kishte dalë nga konsullata para se të zhdukej.
Çavusoglu tha se hetimi i vendit të tij do ta detyrojë Riadin zyrtar që ta pranojë vrasjen e Khashoggisë, e më tej akuzoi vendet perëndimore për përpjekjen për të fshehur krimin.
“Ne po shohim se si ata që flasin për lirinë e shtypit në botë po fshihen në këtë rast. Ne po përgatitemi për një hetim ndërkombëtar që do të fillojë në ditët e ardhshme dhe do të marrim të gjitha hapat e nevojshme”, tha Davutoglu, duke shtuar se Turqia është shumë e vetëdijshme për të gjitha vështirësitë në sqarimin e kësaj vrasjeje.
Zyrtari i Ankarasë ka thënë në mënyrë të përsëritur se urdhri u lëshua nga nivelet më të larta të qeverisë saudite, gjë që Riadi e kundërshton dhe madje ka nisur një hetim ndaj 11 të akuzuarve si të impikuar në vrasje, për 5 prej të cilëve është kërkuar dënimme vdekje.
Turqia gjithashtu kërkoi që Arabia Saudite të ekstradojë të akuzuarit për vrasje në mënyrë që të gjykohen në gjykatat turke.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të dielën se vendi i tij ende po mbledh fakte rreth zbulimit të atyre që u përfshinë në vrasjen e Khashoggi.
Në një intervistë me grupin e medias amerikane, ai tha se marrëdhëniet me Arabinë Saudite mund të ruheshin dhe se përgjegjësit për vrasjen e Khashoggi duhet të përgjigjen. /tesheshi.com/