Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, pritet të emërojë si sekretar të laburistëve një prej kritikëve më të mëdhenj të punës së presidentit Obama. Bëhet fjalë për shefin ekzekutiv të një rrjeti fast fudesh, Andreë Puzder.
Ai ka qenë këshilltar i Trumpit gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe ka qenënë krye të kompanisë CKE që në vitin 1997 e deri më sot.
Sikurse veproi me kabinetin e qeverisë në shëndetësi dhe edukim, zgjedhja e Puzder nga Trump tregon edhe një herë se sa shumë ai e ka kritikuar kabinetin qeverisës të Obamës si dhe politikat e tij qeverisëse.
Puzder ka qenë një kritik i madh i politikave të Obamës, duke e akuzuar atë për pagesa të tepërta për punën ekstra të punëtorëve si dhe për përpjekje për rritjen e pagës minimale. Ndërkohë që Obama u has me greva të shumta të punonjësve të fast fudeve për rritjen e pagave dhe uljen e orëve të punës, Trump ka zgjedhur që të vendosë si sekretar të punës as më shumë e as më pak se shefin ekzekutiv të rrjetit të madh të fast fudeve./tesheshi.com/