Administrata e Presidentit Trump urdhëroi të enjten mbylljen e konsullatës ruse në San Francisco si dhe pakësimin e personelit në ambasadën e Rusisë në Washington, si dhe në New York.
Vendimi vjen si kundërpërgjigj ndaj dëbimit nga Rusia të diplomatëve dhe personelit tjetër diplomatik të SHBA në Rusi para disa javëve.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert tha se kjo masë e barazon numrin e personelit diplomatik të SHBA dhe Rusisë në vendet përkatëse.
Moska e ndërmori shkurtimin e stafit diplomatik amerikan më parë si përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA. Washingtonit iu kërkua një reduktim prej 755 vetësh.
Sekretari i Shtetit Rex Tillerson kishte thënë se Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjeshin përpara 1 shtatorit.
Konsullata e Rusisë duhet të mbyllet deri të shtunën. /tesheshi.com/