Presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vrarë Qassim al-Rimi, udhëheqësin e grupit Al-Kaeda në Gadishullin Arabik (AQAP), në luftën kundër terrorizmit në Jemen.
“Nën Rimin, AQAP kreu dhunë të paskrupullt kundër civilëve në Jemen, si dhe kërkoi të niste dhe nxiste sulme të shumta ndaj Shteteve të Bashkuara dhe forcave tona”, tha Trump në një deklaratë që nuk e zbuloi se kur u likuidua Rimi.
Vdekja e tij degradon më tej AQAP dhe lëvizjen globale të al-Kaedës dhe na afron në eliminimin e kërcënimeve që këto grupe paraqesin për sigurinë tonë kombëtare, tha presidenti amerikan.
Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë AQAP si një nga degët më vdekjeprurëse të rrjetit al-Kaeda, një organizatë e themeluar nga Osama bin Laden.
Raportet e Jemenit ditët e fundit kanë sugjeruar që Rimi u vra në një përplasje me avion në Maribo, një qytet në Jemenin qendrore, rreth 135 kilometra në lindje të kryeqytetit Sana’a, por Reuters nuk mund të konfirmojë raporte të tilla. /tesheshi.com/