Shtetet e Bashkuara do të mbajnë vetëm 8.600 trupa në Afganistan, pasi ata të nënshkruajnë një traktat që po negociojnë aktualisht me talebanët, ku synimi është që t’i jepet fund luftës 18-vjeçare – tha vetë presidenti Trump.
“Ne do të zvogëlojmë numrin e trupave në 8,600 dhe pastaj të shohim se çfarë ndodh”, tha presidenti amerikan në një intervistë për Fox News. “Ne do të jemi gjithmonë të pranishëm”, në Afganistan, shtoi ai.
Midis 13,000 dhe 14,000 trupa amerikane janë dislokuar aktualisht në vendin ku SHBA ndërhynë në 2001 për të shkatërruar rrjetin al-Kaeda, të akuzuar për sulmet e 11 shtatorit, si dhe rrëzimin e qeverisë së atëhershme talebane në Kabul.
Por që atëherë, këta të fundit nuk e kanë ndalur rebelimin dhe në kulmin e konfliktit, në vitit 2011, forcat amerikane kishin 98,000 trupa në Afganistan.
Presidenti Trump paralajmëroi gjithashtu se në rast të një sulmi të ri të planifikuar në Afganistan kundër Shteteve të Bashkuara, Uashingtoni do të kthehet me “forcë më të madhe se kurrë”.
SHBA ka zhvilluar negociata të drejtpërdrejta me Talibanët në fazën e fundit për një vit në Doha, Katar.
Tema kryesore e bisedimeve është një tërheqje sa më e madhe amerikane, në këmbim të premtimit të kryengritësve se nuk do të veprojnë më në territorin që ata kontrollojnë.
Presidenti amerikan vuri në dukje se tërheqja nuk do të ishte e plotë, por do të mbante forcat e personelit për të siguruar “inteligjencë të rëndësishme”. “Ne kemi nevojë të jemi të pranishëm në të ardhmen”, tha ai. /tesheshi.com/