Presidenti amerikan Donald Trump tha se ia kishte ndaluar vizitën e planifikuar në Korenë e Veriut, shefit të diplomacisë Mike Pompeo-s. Kjo për shkak të mungesës së përparimit në procesin e denuklearizimit.
“I thashë Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo se këtë herë nuk duhet të shkojë në Korenë e Veriut, sepse unë mendoj se nuk është arritur përparim i mjaftueshëm në denuklearizimin e Gadishullit Korean”, ka thënë Trump nëpërmjet Twitter-it duke shtuar:
“Sekretari i Pompeu është në pritje të një udhëtimi drejt Koresë së Veriut në të ardhmen e afërt, më shumë gjasa pasi të zgjidhim marrëdhëniet tona tregtare me Kinën. Ndërkohë, dëshiroj t’i dërgoj përshëndetjet e ngrohta Presidentit Kim”, kanë qenë fjalët e presidentit amerikan, me plot mesazhe brenda.
Ky paraqet një ndryshim dramatik qëndrimi të Trump-it ndaj udhëheqësit korean, paçka konsideratave të shprehura ndaj tij në mesazh.
Pas samitit të qershorit në Singapor, negociatat kanë ngecur dhe Pompeo i bën thirrje Phenianit të ndërmarrë hapa konkretë për të braktisur arsenalin bërthamor. Koreja e Veriut, megjithatë, dëshiron që Uashingtoni të bëjë lëshimet e para.
Reagimi i presidentit Trump erdhi pasi Pompeo njoftoi se do vizitonte Phenianin javën e ardhshme. /tesheshi.com/