Donald Trump ka hapur sërish polemika pas një dekorimi ku ka nderuar disa veteranë amerikanë indigjenë, të cilët kanë luajtur një rol të posaçëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku ishin radistë dhe flisnin gjuhën e tyre, e cila nuk njihej nga gjermanët.
Mediat amerikane janë marrë me cilësimin “Pokahontas” ndaj një senatoreje demokrate, kurse drejtori i edicionit online të La Repubblica-s, Vittorio Zucconi-t ka kapur një detaj tjetër.
Trump kishte zgjedhur si sfond për të nderuar veteranët indigjenë, presidentin e shtatë të SHBA-së, Andrew Jackson, i cili firmosi dekretin “Indian Removal Act of 1830”, i cili ishte një akt gjenocidal ndaj popullsisë vendase. Jacson njihet edhe një nga presidentët që më shumë shfarosi popullsinë indiane.
Sipas Zucconi-t, “Trump ose është injorant, ose e ka bërë me dashje për të dhënë një mesazh”.
Por edhe nëse Trumpi nuk e ka ditur, ka shumë gjasa që këshilltarët e tij kanë të kenë qenë në dijeni. Apo ka kohë që s’ja fërshëllen kujt për histori…/tesheshi.com/