Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump. Zëdhënësi i Merkel, Steffen Seibert.
Ai bëri të ditur se në bisedë të dy liderët kanë “shprehur solidaritet për Londrën dhe kanë mbështetur aksionin e koordinuar të aleatëve të NATO-s si një sinjal i fortë uniteti përballë sjelljes ruse” për çështjen “Skripal”.
Merkel e Trump gjithashtu kanë nënvizuar rëndësisnë e një bashkëpunimi të ngushtë mes dy qeverive.
Ky ishte edhe një sinjal shkrirje akujsh mes Berlinit dhe Uashingtonit pas përplasjeve mbi tarifat që presidenti amerikan vuri mbi mallrat gjermane. /tesheshi.com/