Presidenti Trump njoftoi në llogarinë e tij në Twitter se po largohej nga spitali.
“Unë jam duke u larguar nga spitali ‘Walter Reed’. Ndihem shumë mirë! Mos kini frikë nga COVID. Mos e lini të drejtojë jetën tuaj. Ne kemi zhvilluar disa ilaçe të shkëlqyera. Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë,” thuhej në mesazh.
Përveç kësaj, ai kishte një mesazh në lidhje me pakënaqësinë e një pjese të mediave dhe publikut në Shtetet e Bashkuara për shkak të daljes së fundit nga spitali për të përshëndetur fansat e tij.
“Nëse nuk do ta kisha bërë, ata do të kishin thënë se isha i pasjellshëm”. /tesheshi.com/