Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të emërojë Robert O’Brien si këshilltarin e ri të Sigurisë Kombëtare.
Trump shkroi në llogarinë e tij në Twitter se kishte punuar me O’Brien për një kohë të gjatë dhe se “ai do të bëjë një punë të shkëlqyeshme”.
“Është kënaqësia ime të njoftoj që unë do të emëroj Robert C. O’Brien, i cili aktualisht po shërben me sukses si i dërguar special për pengje në Departamentin e Shtetit, si Këshilltarin e ri të Sigurisë Kombëtare. Kam punuar gjatë dhe shumë me Robertin. Do të bëjë një punë të shkëlqyeshme ”, ka shkruar Trump në Tëitter.
O’Brien ka përvojë shumëvjeçare në qarqet republikane të politikës së jashtme, sipas Reuters.
Presidenti amerikan shkarkoi javën e kaluar Këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, duke përmendur mosmarrëveshjet për një numër çështjesh të politikës së jashtme, përfshirë marrëdhëniet me Iranin dhe Korenë e Veriut.
Bolton ishte këshilltari i tretë i Trump për Sigurinë Kombëtare. /tesheshi.com/