Në Shtëpinë e Bardhë u shtrua iftari tradicional, ku presidenti Trump falënderoi të pranishmit, me theks të veçantë kryebashkiakët myslimanë që e mbështetën gjatë zgjedhjeve presidenciale.
Midis të pranishmëve ishin kryetari i bashkisë Hamtramck, Amer Ghalib, të cilin Trump e ka emëruar si ambasadorin e ri të SHBA-së në Kuvajt dhe kryetari i bashkisë së Dearborn Heights, Bill Bazzi, i cili do të bëhet ambasadori i SHBA-së në Tunizi.
Trump përshëndeti miqtë myslimanë dhe i falënderoi ata për mbështetjen e tyre, duke theksuar rëndësinë e Ramazanit. Ai përmendi gjithashtu angazhimin e SHBA-së në Lindjen e Mesme, duke folur për përpjekjet e administrates se tij për të krijuar paqe të qëndrueshme dhe për të vazhduar Marrëveshjet historike të Abrahamit.
Presidenti tha se kishte bërë disa ndryshime, duke përfshirë vendimet në lidhje me personat transgjinorë dhe shtoi se do të punonte me udhëheqësit myslimanë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
Në fund, Trump shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin me ambasadorët myslimanë dhe theksoi se do të punojë për përparim dhe një të ardhme më të mirë, duke premtuar se do të ketë gjithmonë mbështetje në Shtëpinë e Bardhë. /tesheshi.com/