Presidenti Trump ka kritikuar ashpër zyrtarët e policisë dhe të sigurisë në Chikago, duke thënë se ata nuk e bëjnë punën e tyre siç duhet, duke e shndërruar këtë metropol të njohur amerikan më keq se Afganistani.
Në një takim të Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, Trump tha se Çikago ishte më i rrezikshëm se Afganistani, ku Shtetet e Bashkuara kanë qenë në luftë për tetëmbëdhjetë vjet, e kjo duke përmendur shkallën e lartë të krimit në qytetin e tretë më të populluar amerikan.
“Ky është një turp për ne si shtet. Njerëzit në të gjithë botën po flasin për Çikagon. Afganistani është një vend i sigurt në krahasim me të, është e vërtetë”, tha Trump.
Trump kritikoi gjithashtu shefin e policisë së qytetit, Eddie Johnson, i cili nuk pranoi të marrë pjesë në këtë ngjarje për të shprehur kundërshtimin ndaj presidentit republikan, i cili ka bërë vizitën e tij të parë në një qytet me prirje demokratike që nga marrja e detyrës në 2017.
Duke folur për Johnson, Trump deklaroi, “ashtë një njeri që nuk merr pjesë në një takim të shefave më të respektuar të policisë në qytetin e tij dhe me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. A e dini pse? Sepse ai nuk e bën punën e tij.”
Nga ana tjetër, Kryetarja e Bashkisë e Çikagos, Lori Lightfoot, një anëtare e Partisë Demokratike, iu përgjigj Trumpit në Twitter, duke thënë se nuk ishte befasi ai “solli marrëzinë e tij abuzive injorante në Çikago”.
“Për fat të mirë në këtë qytet ne e dimë të vërtetën dhe nuk do të lejojmë që askush, pavarësisht nga pozicioni i tij ose i saj, të na çnderojë si njerëz, ne dhe statusin tonë si një qytet mikpritës”, shtoi ajo.
Disa mijëra njerëz u mblodhën në protestë përpara kullës së Trump në Chicago, ku presidenti mblodhi të paktën katër milion dollarë për fushatën e tij të rizgjedhjes në vitin 2020. /tesheshi.com/