Siç njoftojnë mediat turke, Presidenti Donald Trump pritet të zhvillojë sot në orët e pasditës një bisedë telefonike me presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Është konfirmuar kjo dhe Shtëpia e Bardhë të martën. Biseda mes tyre do të jetë e para e që nga zgjedhja e Trump-it në pozitën e presidentit.
Trump gjithashtu do të flasë edhe me kryeministrin spanjoll, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Marrëdhëniet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë kanë qenë të tendosura gjatë administratës së Obamës, për shkak të një sërë arsyesh, duke përfshirë mbështetjen amerikane për terroristët e YPG / PYD në Siri, dhe indiferencën e SHBA-së ndaj kërkesës së Turqisë për ekstradimin e udhëheqësit të kërkuar të organizatës FETO Fetullah Gylen, njoftojnë mediat turke.
Kryeministri Binali Yıldırım ka paraqitur tre parakushte për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Ato përfshijnë ekstradimin e Gylenit, ndalimin e mbështetjes për terroristët e YPG në Siri, dhe riparimin e imazhit negativ të SHBA-së në sytë e popullit turk. /tesheshi.com/