Në ditën e parë të fjalimeve, debateve dhe takimeve dypalëshe të 193 anëtarëve të Kombeve të bashkuara, presidenti amerikan, Donald Trump dënoi sot burokracinë që po pengon OKB-në.
“Gjatë viteve të fundit, Kombet e Bashkuara nuk kanë realizuar planin e tyre potencial për shkak të burokracisë dhe menaxhimit të gabuar”, deklaroi Trump gjatë miratimit të një deklarate politike me 10 pika që e nxit organizatën të reformohet.
“OKB-ja duhet të përqendrohet më shumë tek njerëzit dhe më pak te burokracia”, nënvizoi ai.
Organizuar nga SHBA-ja, miratimi i kësaj deklarate ka marrë mbështetjen e 126 vendeve, të përfaqësuar në nivele të ndryshme presidentësh, ministrash dhe funksionarësh të lartë, të cilët dëgjuan fjalimin e shkurtër të presidentit amerikan.
Duke marrë fjalën, ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley u kërkoi 67 vendeve që nuk e nënshkruan deklaratën ta bënin këtë, ndërkohë që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, premtoi se organizata do të bënte më shumë për popujt dhe më pak për proçedurat. /tesheshi.com/