Presidenti Meta nuk ka pranuar të komentojë trukun e shefit të qeverisë, i cili pasi u konstituua ministër i Jashtëm, ia delegoi detyrën të përzgjedhurit prej tij, Genti Cakaj, por të refuzuar nga kreu i shtetit.
“Presidenti nuk komenton aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo ministrive”, ka qenë qëndrimi i Metës.
Tashmë, Rama është në pritje të riformatimit të Gjykatës Kushtetuese, për ta zgjidhur aty ngërçin me Metën, për emrin e Cakajt. /tesheshi.com/