Dimri po vjen dhe për çdo femër grisja e getave është një problem i zakonshëm, por ka një zgjidhje të lehtë dhe praktike për të evituar surprizat e pakëndshme.
Kur të merrni një palë çorape të reja, lagini ato nën ujë dhe vendosini në një qese plastike, pastaj lërini të rrijnë në frigorifer brenda natës. Merrini ditën tjetër dhe lërini që të shkrihen. Ju duhet vetëm një herë t’ua bëni këtë çorapeve tuaja dhe do të bëhen më të shtrënguar dhe të fortë.
Temperaturat e ftohta i bëjnë fijet e trikove tuaj më të fortë, kështu që ato kanë më pak gjasa për t’u grisur./tesheshi.com/