Policia izraelite ka nisur një hetim të madh për përdhunimin e një vajze 16-vjeçare në një hotel në jug të vendit, në qytetin e vogël të Eliat.
Deri më tani, dy burra janë arrestuar, njëri prej të cilëve i tha policisë se adoleshentja pati marrëdhënie seksuale me më shumë se 30 meshkuj në një natë, por se gjithçka ishte në baza vullnetare. Burrat e arrestuar akuzohen se kanë dhunuar një vajzë ndërsa ajo ishte nën ndikimin e opiumeve.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi duke bërë thirrje që të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë akt të nxirren para drejtësisë, raporton BBC.
Sipas informacioneve të publikuara, vajza raportoi përdhunimin të premten e kaluar. Ajo mbërriti në Eliat si një turiste me shoqen e saj e ku takoi një grup të njohurve të saj. Ata shkuan për të pirë së bashku, pas së cilës u kthyen në hotel, ku një grup meshkujsh e përdhunuan një nga një.
Autoritetet thanë që shoqja e vajzës u përpoq të ndalonte atë çfarë ç’po ndodhte, por dështoi.
Identiteti i dy të arrestuarve nuk është publikuar, por media lokale raporton se ata janë banorë lokalë rreth 20 vjeç.
Një nga të pandehurit i tha policisë se kamerat e mbikqyrjes do të sqaronin se ishte një marrëdhënie vullnetare. /tesheshi.com/