Partia Demokratike humbi një ndër drejtuesit e saj në rrethe, kreun e degës demokrate së Sarandës, Hazir Mema. Ai u gjend i pajetë në një prej rrugëve në lagjen hyresë të qytetit, ku mendohet se ka pësuar infarkt.
Hazir Mema ishte 54 vjeç dhe gëzonte një opinion pozitiv në qytet si invidiv korrekt.
Këtë e ka reflektuar dhe fakti se deputeti socialist i Sarandës, Alket Hyseni, është ndër ata që dhanë lajmin e trishtë, shoqëruar me vlerësime.
“Lajmi i trishtueshëm për humbjen e jetes së z. Hariz Mema
Një qytetar i mirë i Sarandës, një familjar i shkëlqyer dhe një veprimtar politik që me politesë dhe shpirt demokratik dha një kontribut të çmuar për qytetin dhe zonën tonë.
Marr pjesë në dhimbjen e familjes , të shokëve, miqve, patriotëve dhe antarëve të Partisë Demokratike të Sarandës!”, shkruan Hyseni. /tesheshi.com/