Ka ndërruar jetë dhe Noami 10-vjeçare, vajza e familjes Preka e cila u përfshi në një aksident tragjik pak ditë më parë në aksin Shkodër Velipojë.
Dje u varrosën kryefamiljari, Edmondi me njërën prej vajzave 5-vjeçari dhe djali 10-muajsh. Sot shënohet viktima e katërt.
Noemi ishte në vdekje klinike, me shumë pak shpresa për ta vijuar jetën, gjë e konfirmuar sot.
E gjallë ka mbetur vetëm e ëma e tyre, kryefamiljarja Etleva Preka, e cila duke qenë dhe ajo në shtrat në gjendje kurre intensive, ende nuk është njohur me përmasat e tragjedisë, shuarja e familjes. /tesheshi.com/