Shtatë fëmijë të një familje siriane në Kanada humben jetën pasi zjarri përfshiu dhe shkrumboi banesën e tyre.
Ndërsa prindërit, babai Ebraheim Barho dhe nëna Kaëthar Al Hamad, janë në gjendje të rëndë në spital.
“Shkaku i zjarrit që shpërtheu pak pas mesnatës ende nuk dihet dhe një hetim është në zhvillim”, thanë zyrtarët.
Familja siriane mbërriti në Kanada më pak se dy vjet më parë.
Nga viktimat, më i madhi Ahmad Barho ishte 14 vjeç dhe i vogli, Abdullah, ishte vetëm tre muajh.
Kryeministri Justin Trudeau tha se ishte i tronditur nga ngjarja dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjen. /tesheshi.com/