Koreja e Veriut, ajo e një regjimi komunist unik nga i cili vijnë lajme nga të çuditshmet, është tronditur së fundi nga akti i grabitjes së një banke, që përbën dhe rastin e parë që kur ky vend është bërë me shtet.
Fjala është për grabitjen e një filiali të Bankës Qendrore në krahinën Hamgyong.
“Meqë kjo është hera e parë që grabitet një bankë që nga themelimi i shtetit, shumë njerëz janë në shock dhe me padurim po ndjekin hetimin e këtij incidenti”, tha një burim nga banka.
Filiali i grabitur ruhet gjatë natës nga rojet, që me gjasë, natën kur ka ndodhur ngjarja nuk kanë qenë në pozicionet e tyre.
Interesant do ishte lloji i ekzekutimit të grabitësve po u kapën, nëse dhe ata, ashtu siç një ish-zyrtar i lartë i kupolës udhëheqëse komuniste i akuzuar për korrupsion, do iu hidhen qenve të urritur për t’u shqyer prej tyre. /tesheshi.com/