Një tragjedi ka ndodhur në Durrës, ku 3 trinjakë të moshës 3 vjeç, humbën jetën si pasojë e një zjarri të rënë në banesën ku jetonin.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se zjarri ka rënë në Rromanat, banesën private të shtetasit G.K.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Gjithashtu nuk dihet nëse trinjakët kanë qenë vetëm në banesë në momentin e rënies së zjarrit, apo pjesëtarët e familjes nuk kanë mundur t´i shpëtojnë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. /tesheshi.com/