Për Elvis Haliljan, 50 vjeç, si dhe dy djemtë e tij, 13 e 15 vjeç, sot ishta dita e fundit në këtë botë.
Në bregdetin kavajas, pikërisht në plazhin e Vilë Bashtovës, ai me fëmijët u mbyt në detin e dallgëzuar, duke përcjellë dhimbje te çdokush që është njohur me këtë lajm të dhimbshëm.
Shtetas nga Tirana, ai ishte njëherësh dhe një besimtar, nga ata që besojnë se “të Zotit jemi dhe se te Ai do kthehemi një ditë”.
Kjo ditë për të dhe dy fëmijët e tij ishte pikërisht sot. Ata e mbyllën jetën në këtë botë, me lutjen e atyre që besojnë në jetën tjetër që të jenë të mëshiruar te Zoti dhe ndër të zgjedhurit e tij për xhenet. /tesheshi.com/