Një gjeneral nga Forca e Përgjithshme ajrore e Venezuelës tha vendosi të mbështesë Guaidon si presiden, duke u distancuar nga mbështetja ndaj Maduros.
Në një video-mesazh, gjenerali Francisco Yanez, një anëtar i Komandës së Forcave Ajrore, u kërkoi dhe anëtarëve të tjerë të ushtrisë që ta mbështesin Guaidon.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë e shpalli gjeneralin Yanez si tradhtëar.
Ai është gjenerali i parë aktiv që ka pranuar Guaidon, pas vetshpalljes së këtij të fundit si president i përkohshëm më 23 janar.
Të dy palët në Venezuelë e konsiderojnë si mbështetje kryesore atë të ushtrisë.
Kështu, Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës Vladimir Padrino, pas vetshpalljes së Guaidos si president, tha se ushtria i mbetet besnike presidentit Nicolas Maduro.
Shtetet e Bashkuara nga ana e tyre i bënë thirrje ushtrisë që të pranojë një transferimin paqësor dhe demokratik të pushtetit nga presidenti Nicolas Maduro te Juan Guaido.
Ky i fundit shkroi dy ditë më parë në një kolonë në Nju Jork Times se ka patur takime sekrete me anëtarët e ushtrisë dhe policisë dhe se sipas tij, shumica u pajtuan se status quo-ja në Venezuelë nuk mund të jetë e qëndrueshme. /tesheshi.com/