Përzgjedhja e kandidatëve për kryebashkiakë ka shkaktuar përplasjet e para brenda mazhorancës. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ka qenë Tom Doshi, i cili sapo ka marrë vesh konfirmimin e Keti Bazhdarit si kandidate për kryebashkiake të Shkodrës ka zhvilluar një polemikë me kreun e grupit parlamentar socialist, Gramoz ruçi. Siç mësohet nga burime brenda mbledhjes me dyer të mbyllura deputeti i qarkut Shkodër Tom Doshi ka kërkuar thirrjen e një takimi me kryeministrin për të folur për ministrat pa performancë. madje ka shprehur pakënaqësinë sepse ministrat nuk i ngrenë telefonin deputetëve ndërsa këta të fundit përdoren vetëm për fushatë elektorale. “Ministrat nuk i hapin telefonin deputetëve. ..Deputetët përdoren vetëm për fushatë elektorale. Të kërkohet largimi i ministrave që nuk kanë performancë të mirë” mësohet të ketë kërkuar deputeti Doshi në mbledhje. Kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm dhe mbledhja është drejtuar nga kreu i grupit PS, Gramoz Ruçi.(tesheshi.com)