Në Tokjo, njerëzit nuk janë mësuar të shohin borë para periudhës së krishtlindjeve, por kryeqyteti japonez ka përjetuar borën e parë në nëntor që prej 54 vjetësh. Ndërkohë, është bora e parë që shtron tokën gjatë këtij muaji që prej vitit 1875.
Japan Times raporton se temperaturat e ulta janë shkaktuar nga ajri arktik, i cili ka ndërruar drejtimin e tij të zakonshëm përreth Polit të Veriut. Kjo falë ndryshimeve të trysnisë atmosferike të njohura si luhatjet arktike.
Zakonisht, temperaturat në Tokjo gjatë muajit nëntor janë midis 9 dhe 15 gradë celcius, por këtë të enjte ranë afër zeros. /tesheshi.com/