Goleadori i Bayern-it, polaku Robert Lewandowski, u zgjodh lojtari më i mirë i sezonit Bundesliga 2019/2020.
Një deklaratë nga Bundesligë u tha se Lewandowski kishte shënuar 33 gola dhe se vazhdoi të ishte tmerri i rrjetave të kundërshtarit.
U tha gjithashtu se ishte një “titull i merituar” duke pasur parasysh që 31-vjeçari mori shumicën e votave.
Rivalë të tij ishin Jadon Sancho i Borussia Dortmund dhe Kai Havertz i Bayer Leverkusen.
Lewandowski është një nga lojtarët kryesorë në Gjermani, dhe luan aty për një dekadë.
Ai së pari luajti për Borussia Dortmund nga 2010 deri në 2014, dhe u bashkua me Bayern Munich në verën e 2014. /tesheshi.com/