Një nga yjet më të mëdhenj të futbollit aktual, Cristiano Ronaldo përsëri është vënë në në qendër të vëmendjes për sjelljen e tj tejsportive plot humanitet, vec shfaqjeve spektakolare me top në fushën e lojës
4-vjeçari Hajdar Mustafa ka mbetur i vetëm dhe jetim gjatë bombardimeve në Siri, ndërkohë që anëtarët e vetëm të familjes së tij jetojnë në kryeqytetin e Anglisë, në Londër.
Dhe ylli portugez i futbollit ka vendosur që ta ndihmojë këtë djalë, madje duke përdorur edhe personalisht lidhjet që ai ka në Angli, për t’a sjellë vogëlushin në Londër.
Duhet kujtuar se Ronaldo u takua me djalin kohë më parë, dhe që atëherë nuk e harroi, duke vendosur t’i ofrojë ndihmë në vazhdimësi edhe sot e kësaj dite.
Ndonjë prej mediave që e kanë transmetuar këtë lajm, shkruan ndër të tjera se “në këtë det të kapitalizmit, egoizmi të paparë dhe të jetuarit të shpejtë, Ronaldo ka treguar edhe një herë se çfarë do të thotë të jesh njeri me virtyte të larta”. /tesheshi.com/