Një tjetër 26 maj në historinë e Shqipërisë!
Pas atij të 25 viteve më parë, kur zgjedhjet parlamentare, siç opozita e kohës pretendoi se degraduan në një vjedhje të hapur votash nga ana e pushtetit, gjë që detyroi SHBA të urdhëronte përsëritjen e tyre në 40 zona, vjen 26 maji 2021, ku pas muajve mortorë me jetëhumbje nga COVID, shënohet dita me zero raste. Ndodh kjo pas 224 ditësh.
Eshtë përcjellë ky “triumf”, ardhur pas një uljeje drastike rastesh infeksioni e shtrimesh në spital, gjithashu dhe jetëhumbjesh, nga ministrja Manastrirlliu me anë të një mini-posteri në rrjete.
Ndërkohë, të infektuar ka patur vetëm 15, një shifër që të kujton situatën e një viti më parë në këtë kohë.
Por kujtojmë se në muajt janar – shkurt, më të rëndat për Shqipërinë, infektimet ditore kaluan shifrën 1000. Ndërsa vdekjen kaluan në dyshifrore.
Ndaj, është ky 26 maj epidemiologjik me ndenjë fitoreje mbarëshoqërore, ndryshe nga e njëjta date politike e 25 viteve më parë, që ndërsa një palë dehej nga fitorja, tjetra vuante nga humbja… nën pretendimin për vjedhje. /tesheshi.com/