Mandati i Shpëtim Idrizit, kryetar i PDIU-së do të vendoset nga rinumërimi i votave në disa kuti votimi në Tiranë.
Nga rinumërimi që po bën KQZ-ka sot deri më tani pretendimet e PDIU-së kanë dalë të vërteta dhe kësaj partie i janë shtuar të paktën 5 votave që janë gabim ose me qëllim si vota të partive të tjera.
Por Idrizit i duhet të paktën 38 vota që të marrë mandatin e deputetit që deri më tani e ka Partia Socialiste.
Pas ankimimit të PDIU por edhe të PS që kontestuan rezultatin e disa kutive, KQZ vendosi rinumërimin për 64 kuti.
Nga numërimi i 12 kutive të para, PDIU ka siguruar 5 vota më shumë se ato nga numërimi i parë.
Po ashtu Partisë Socialiste i janë hequr 2 vota. Edhe PD-së i hiqen 2 vota të përfituara padrejtësisht.
Rinumërimi i kutisë 1552, ku në 25 qershor PDIU kishte dalë në rezultat me zero vota, i shtoi 2 vota, të cilat ishin numëruar si vota për PSD-në.
Pritet të numërohen dhe disa kuti të tjera./tesheshi.com/