Nga Shqipëria tek Guinea Papua, SHBA dhe Arabia Saudite: një grup prej 44 vendesh, anëtare të OKB-së kanë propozuar që Kosova të bëhet anëtar i Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s, duke iu kundërvënë kështu një lobimi të nxitur nga Serbia dhe disa vende sllave.
Mësohen shtetet propozuese të Kosovës në organizatën botërore të trashëgimisë kulturore botërore.
Shqipëria, Austria, Bahrein, Belize, Burkina Faso, Çad, Kosta Rika, Bregu i Fildishtë, Danimarkë, Republikë Domenikane, Salvador, Estoni, Finlandë, Francë, Gabon, Gambia, Gjermani, Ganë, Granada, Guinea, Haiti, Honduras, Irlandë, Jordani, Letoni, Lesoto, Holandë, Oman, Panama, Guinea Papua, Katar, Arabia Saudite, Senegal, Slloveni, Somali, Sudani i Jugut, Suedi, Togo, Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Janë 14 vende të BE-së në listën propozuese, ndërkohë përveç Shqipërisë e Sllovenisë, asnjë vend i Ballkanit nuk është shënuar në grupin e propozuesve.
Duhet theksuar fakti se nga vendet e Gjirit Persik bëjnë pjesë: Arabia Saudite, Katari, Bahreini, Katari, Kuvajti, Jordania.
Ambasadorja e Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare, e bija e shkrimtarit të njohur shqiptar, ka dhënë lajmin në faqen e saj në twitter, ndërkohë që Zv.Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar ambasadoren Kadare, por edhe ekipin e Kosovës për punën e bërë.
“Shumë sfida na presin, por rrugëtimin tonë diplomacia Serbia nuk e ndali dot me makinacione procedurale dhe propagandë negative – edhe pse tentuan”, ka shkruar Thaçi, teksa ka falënderuar më tej 42 shtete që kanë bashkënënshkruar kërkesën për anëtarësi.
“Falënderoj Ambasadoren Kadare dhe ekipin tonë për punë të palodhshme, këto javët e fundit. UNESCO për neve paraqet një platformë për zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, ambientit, shprehjes së lirë mbrojtjes së trashëgimisë për fëmijët tanë”, thekson Thaçi. /tesheshi.com/