Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Thirrjet e forta të këtij eurocentriku polak

Tusk: Europa, të armatoset nëse dëshiron të mbijetojë!

by te Sheshi
23/01/2025
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Thirrjet e forta të këtij eurocentriku polak
43
SHARES

Kryeministri polak Donald Tusk tha se “koha e rehatisë ka mbaruar” për Bashkimin Evropian dhe bëri thirrje për shpenzime dukshëm më të mëdha për mbrojtjen, derregullimin dhe sigurimin e kufijve nga migrimi i paligjshëm.

“Koha e rehatisë ka mbaruar, ne të gjithë e dimë këtë. Nëse sot Presidenti i Shteteve të Bashkuara flet për nevojën që Evropa, që aleatët amerikanë të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre, le ta trajtojmë atë si një sfidë pozitive”, tha kryeministri polak, duke paraqitur prioritetet e presidencës së vendit të tij në Bashkimin Evropian.

Presidenca gjashtëmujore e vendit të tij në BE filloi më 1 janar të këtij viti, pas presidencës së Hungarisë, dhe theksi u vu në çështjen e sigurisë.

“Evropa nuk është ende e humbur sa jemi gjallë,” perifrazoi Tusk fjalët e para të himnit polak në një fjalim para eurodeputetëve në seancën plenare në Strasburg.

“Bashkimi Evropian duhet të besojë në forcën e tij”, tha kryeministri polak.

“Rritja rrënjësore e shpenzimeve të mbrojtjes”

Tusk beson se BE-ja mund të qëndrojë përkrah fuqive më të mëdha të botës, duke kujtuar se ka 450 milionë banorë dhe të njëjtën pjesë të PBB-së globale si Shtetet e Bashkuara.

“Ne duhet të besojmë përsëri në forcën tonë. Ne jemi të fortë dhe të barabartë me fuqitë e mëdha të botës, e vetmja gjë që duhet të bëjmë është të besojmë në të”, tha ai.

Në fjalimin e tij para eurodeputetëve, Tusk bëri thirrje për ndarjen e pesë për qind të PBB-së për mbrojtjen, heqjen e rregullave për të rritur konkurrencën, duke përfshirë braktisjen e pjesëve të Marrëveshjes së Gjelbër dhe sigurimin e kufijve nga migrimi i paligjshëm.

Kryeministri i Polonisë, vendi që shpenzon më shumë për mbrojtjen, rreth pesë për qind, u ka bërë thirrje vendeve të tjera të BE-së të bëjnë të njëjtën gjë.

“Evropa duhet të armatoset nëse dëshiron të mbijetojë,” paralajmëroi ai, duke thënë se Polonia ndoshta e kupton këtë më së miri si një nga viktimat më të mëdha të luftërave evropiane.

“Ne duhet të rrisim rrënjësisht shpenzimet e mbrojtjes, por jo përgjithmonë.”

Kryeministri polak beson se Evropa është në një “krizë emocionesh negative” dhe një “rënie shpirtërore”, por se “nuk duhet të frikësohet sepse nuk ka arsye për këtë”.

“Ngrini kokën evropianë – Evropa ishte, është dhe do të jetë e mrekullueshme”, perifrazoi më pas parullën e adashit të tij amerikan, i cili të hënën u bë presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

Fitorja e Trumpit, “një kërcim drejt së panjohurës”

Tusk tha se fitorja e Donald Trump ishte një “hap drejt së panjohurës”, por se Evropa nuk ka pasur kurrë frikë ta bënte këtë. Ai përmendi shembuj të individëve nga historia evropiane si Vikingët, Aleksandri i Madh dhe Kristofor Kolombi.

Ai paralajmëroi për rreziqet e migrimit të paligjshëm dhe bëri thirrje për sigurimin e kufijve evropianë në mënyrë që “demokracia dhe vlerat evropiane” të mund të mbijetojnë, sepse demokracia nuk duhet të shoqërohet “me pafuqinë”.

“Me emigracionin ilegal mund të përballeni pa slogane nacionaliste dhe ksenofobike”, tha ish-presidenti i Këshillit Evropian.

Ai theksoi se BE-ja duhet të jetë në gjendje të mbrohet nga “fabrikat ruse të dezinformimit të gënjeshtrave”, por në të njëjtën kohë “të mos bjerë në grackën e censurës”.

Sa i përket ekonomisë, Tusk dëshiron një “fushatë të madhe derregullimi” nga e cila do të varet konkurrenca evropiane. Ai beson se një pjesë e rregulloreve evropiane, përveç pushtimit rus të Ukrainës, është arsyeja e çmimeve të larta të energjisë.

 “Askush nuk e mohon që ne duhet të mbrojmë mjedisin dhe klimën, por nuk mund të lejojmë të mos jemi konkurrues”.

Tusk kërkon një rishikim të Marrëveshjes së Gjelbër dhe “guximin” për të ndryshuar rregulloret e saj sepse “kostoja politike e çmimeve shumë të larta të energjisë është shumë e lartë”. /tesheshi.com/

Related Posts

Khamenei del nga “strofulla”
Lindja e Mesme

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re
Amerika

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?
Kulturë

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Next Post
A flet Kur’ani për Trump dhe Elon Musk?!

A flet Kur’ani për Trump dhe Elon Musk?!

Rubio, “mbështetje të palëkundur” për Izraelin

Rubio, “mbështetje të palëkundur” për Izraelin

Njeriu i Fast Food-eve, amabasadori i ri amerikan në BE

Njeriu i Fast Food-eve, amabasadori i ri amerikan në BE

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni