Presidenti Hashim Thaçi ka adresuar përsëri një varg kritikash në drejtim të udhëheqjes së Komisioni Evropian të cilëtn e ka akuzuar se po mban pa të drejtë kosovarët të izoluar.
Ai ka thënë se besnikëria e popullatës kosovare karshi KE-së është keqpërdorur nga individë brenda këtij tij institucioni, për të nëpërkëmbur, apo për të vonuar perspektivën konkrete evropiane.
“Kosova është lënë në izolim, ende nuk ka liberalizim të vizave. Propozimi im është në pajtim të plotë me ligjet e Kosovës dhe të Shqipërisë. Ata kanë të drejtën e dyshtetësisë, ashtu siç kemi edhe ne. Është me të vërtetë një absurditet që studentët dhe njerëzit e biznesit që kanë nevojë të udhëtojnë, të pengohen nga ushtrimi i të drejtës së tyre elementare. Komisioni Evropian ka qenë i padrejtë ndaj Kosovës. Prandaj, qytetarët janë duke humbur besimin që Komisioni Evropian mund të ketë ndonjë agjendë pozitive për Kosovën”, ka thënë Thaçi në një intervistë për “Der Standard”.
Ndërkaq, i pyetur se a ka diskutuar me kryeministrin Rama idenë që kosovarët të pajisen me pasaporta shqiptare, Thaçi nuk ka dhënë një përgjigje konkrete.
“Nëse një shtet lejon shtetësinë e dyfishtë, kjo është e drejta e qytetarëve. Serbët e Kosovës kanë nënshtetësinë e Serbisë, malazezët e Kosovës kanë nënshtetësinë e Malit të Zi. Shumica e elitës politike, e medieve nga Kosova tashmë kanë nënshtetësi të Shqipërisë. Pse mos të kenë edhe studentët, biznesmenët dhe qytetarët? Nuk është kjo më një çështje politike, por një nevojë praktike dhe janë në pyetje të drejtat e njeriut. Unë nuk jam nostalgjik kur është në pyetje Jugosllavia e Titos, por para 30 – 40 vjetëve ne kemi lëvizur më të lirë sesa sot. Është një padrejtësi e madhe që po ndodh këtu edhe pse jemi shtetit më pro-evropian në Ballkan”, ka deklaruar Thaçi. /tesheshi.com/