Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Thaçi: Nuk do të lejojmë të barazohemi me kasapin e Ballkanit

by te Sheshi
31/08/2015
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Thaçi: Nuk do të lejojmë të barazohemi me kasapin e Ballkanit

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vendi i tij nuk do të lejojë që historia kombëtare e Kosovës të rishkruhet, “për të mjegulluar vijat midis viktimës dhe agresorit” Në një editorial për gazetën britanike “The Independent”, Thaçi thekson se “asnjë kosovar, përfshirë mua, nuk do të rrimë duarkryq dhe të lejojmë që Gjykata Speciale të barazojë aktet e Sllobodan Millosheviqit, i ashtuquajtur ‘Kasap i Ballkanit’, me aktet e individëve të dëshpëruar apo kriminelë, të kryera gjatë ose pas luftës”.

“Lufta e Serbisë kundër Kosovës është bërë me përfshirjen e ushtrisë, policisë, njësiteve paraushtarake dhe është mbështetur nga intelektualët serbë. Ka qenë fashizëm, i pastër dhe i thjeshtë”, ka shkruar, pos tjerash, Thaçi në gazetën britanike “The Independent”.

Editoriali i plotë i Thaçit:

Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi muajin që shkoi ndryshimet kushtetuese për të mundësuar krijimi e një Gjykate Speciale që do të gjykojë krimet e dyshuara të kryera nga shqiptarët e Kosovës, gjatë luftës dhe menjëherë pas luftës çlirimtare të vitit 1999.

Pas diskutimeve të gjata, votimi i fundit të Kuvendin tonë ishte jashtëzakonisht pozitiv. Si kryetar i partisë më të madhe në Kuvend, kam punuar shumë me kolegët e mi për të bindur deputetët, si dhe opinionin, për të krijuar këtë intstrument të pazakontë ligjor në mënyrë që të mund të kemi gjykime të besueshme, të pavarura dhe të menaxhuara ndërkombëtarisht.

Shtatëmbëdhjetë vite kanë kaluar që nga fillimi i luftës në Kosovë, më 1998. Atëbotë, kam qenë drejtor politik i një force guerila që nisi një kryengritje kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Millosheviqi dhe miqtë e tij për vite ishin përfshirë në shtypjen sistematik të popullit të Kosovës. Kryengritja jonë ishte një rast i vërtetë i luftës së Davidit me Goliathin. Ne nuk kishim armë, kemi qenë të pastërvitur, dhe luftëtarët e gueriljes ishin jorrallëherë vullnetarë të papërgatitur për luftë të cilët u përballën me batalione të organizuara dhe të egra të policisë dhe forcave ushtarake serbe.

Rezistenca guerile e Kosovës shpejt u shndërrua në një kërcënim vdekjeprurës ndaj Millosheviqit. Duart e tij ishin tashmë plot gjak pas vrasjes së dhjetëra mijëra njerëzve në Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci, duke përfshirë edhe Srebrenicën. Ne besojmë se edhe në Kosovë, Serbia ka kryer gjenocid. Bota demokratike thjesht nuk do të lejonte të ishte dëshmitare e një masakre të tmerrshme të radhës në Ballkanin Perëndimor. NATO-ja ndërhyri dhe Kosova u çlirua.

Një milion njerëz të dëbuar nga atdheu i tyre u kthyen. Ata u kthyen nga kampet e refugjatëve në vendin e tyre, ku gjetën eshtrat e familjarëve të tyre në varrezat masive, shtëpitë e tyre të djegura deri në themel, dhe jetesën e tyre të shkatërruar. Qeveria serbe u përpoq për të fshehur gjurmët e krimeve të tyre. Mijëra trupa u rivarrosën në fshehtësi, disa prej tyre edhe 600 kilometra larg vendlindjes. Tribunali i Hagës për krime lufte dëshmoi dhe vërtetoi pa dyshimin më të vogël se i gjithë aparati shtetëror serb nga varrmihësit e deri të gjeneralët kryesorë dhe kryetarët, ishin të përfshirë në një krim të organizuar me synim zhdukjen e popullsisë shqiptare të Kosovës.

Pas përfundimit të luftës, jo gjithçka shkoi siç kishim shpresuar. Ne fillimisht e arritëm çmilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, disa individë mund të kenë qenë, eventualisht, të angazhuar në sulme kriminale mbi pjesëtarët e pakicave të mbetura. Shumë serbë u sulmuan menjëherë pas luftës, qoftë pas akteve të hakmarrjes apo për përfitime financiare. Këto krime individuale të kryera nga disa kosovarë ishin të tmerrshme dhe ne i dënojmë ato. Por, armiqtë tanë pretenduan se këto akte të izoluara ishin moralisht të barasvlershme me gjenocidin masiv të kryer nga qeveria e Serbisë kundër popullit tonë. Një pretendim i tillë është i çmendur dhe absurd. Unë kam dënuar këto akte të kryera nga kosovarët, dhe tani ne kemi Gjykatën Speciale për të bërë ndarjen mes akteve të ish-pjesëtarëve të ushtrisë sonë çlirimtare dhe këtyre individëve.

Asnjë kosovar, përfshirë veten time, nuk do të qëndrojë duarkryq dhe të lejojë Gjykatën Speciale që të barazojë aktet e Sllobodan Millosheviqit, i njohur botërisht si “Kasapi i Ballkanit”, me aktet e kryera nga individë të dëshpëruar apo kriminelë gjatë apo pas luftës.Lufta e Serbisë kundër Kosovës është bërë me përfshirjen e ushtrisë, policisë dhe njësive paraushtarake, dhe me mbështetje nga intelektualë serbë. Kjo luftë ishte një luftë fashiste, qartë dhe thjeshtë. Ne në Kosovë nuk do të lejojmë që historia jonë të rishkruhet për të mjegulluar vijat midis viktimës dhe agresorit. Ne do të mbrojmë ligjshmërinë dhe trashëgiminë e luftës sonë të drejtë dhe lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ne jemi krenarë për çlirimin tonë dhe për sakrificat që kemi bërë për të arritur pavarësinë tonë. Ne jemi krenarë me burrat dhe gratë tonë që shërbyen në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lëvizja çlirimtare nuk i përkiste një individi, por të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Nuk ka asnjë arsye për frikë. Kosova do të bashkëpunojë plotësisht me hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët ndërkombëtarë gjatë gjykimeve që do të vijojnë. Ne po bëjmë çmos për të siguruar se drejtësia në Kosovë është vendosurdhe që Kosova të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt integrimit në institucionet dhe vlerat e qytetërimit perëndimor. Bota ka fjalën time, atë të qeverisë sonë, dhe atë të qytetarëve tanë. Kosova, me të gjithë sfidat që ka para vetes, është dhe do të mbetet një rrëfim suksesi.

Related Posts

Burgjet “full” të BE-së
Europa

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin
Gjeopolitikë

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore
Bota & Rajoni

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025
Next Post
Grumbullohet Përfaqësuesja e Kosovës, miqësore mes grupit të futbollistëve të ftuar

Grumbullohet Përfaqësuesja e Kosovës, miqësore mes grupit të futbollistëve të ftuar

DOSSIER/ Viti 1826, vendimi i Mitropolisë së Korçës: si do të ishte kostumi i nuses e i dhëndrit, dhe pse u ndaluan veshjet e qëndisura me ar?!

DOSSIER/ Viti 1826, vendimi i Mitropolisë së Korçës: si do të ishte kostumi i nuses e i dhëndrit, dhe pse u ndaluan veshjet e qëndisura me ar?!

Gjithçka që nuk dini për atë që ndodh me trupin tuaj kur jeni në gjumë

Gjithçka që nuk dini për atë që ndodh me trupin tuaj kur jeni në gjumë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni