Shefi i diplomacisë kosovare Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova po pranohet nga bashkësia ndërkombëtare si anëtare e barabartë dhe e plotë e saj
Ai po qëndron në Luksemburg në konferencën për Mesdheun Lindor dhe Ballkanin Perëndimor.
Thaçi përmes një postimi në Facebook-ut, ka njoftuar se pas diskutimeve që u zhvilluan ndërmjet përfaqësueseve më të lartë të BE-së me ministrat e jashtëm dhe të brendshëm të shteteve anëtare të BE-së, u premtua solidaritet dhe ndihmë e vazhdueshme financiare për refugjatët.
“Si qytetar i Kosovës, rikujtova se e dimë shumë mirë se çfarë do të thotë të jesh refugjat dhe jemi të vetëdijshëm edhe për rëndësinë e gjetjes së solidaritetit, kujdesit dhe zgjidhjes ndaj krizës. Ndërsa, në emër të shtetit, shpreha gatishmërinë tonë për të qenë pjesë e projekteve ndërkombëtare për t’u marrë me këtë sfidë të re dhe gatishmërinë për të pranuar rreth pesëqind refugjatë, nëse është e nevojshme. Kosova gjithnjë e më shumë po pranohet nga bashkësia ndërkombëtare si anëtare e barabartë dhe e plotë e saj”, ka shkruar Thaçi në Facebook./tesheshi.com/