Tetova përcolli për në tjetrën botë një ndër personalitetet e saj të rralla të jetës fetare, Mahmud ef. Asllanit, njeriu që u mësoi Kur’anin përmendësh qindra fëmijëve në mbi afro 50 vite rresht. Ai mbahet si një ndër mualimët (mësues Kur’ani), më të famshëm shqiptarë, edhe me famë ndërkombëtare në botën islame.
Ai gëzonte dhe respektin personal të presidentit Erdogan, që ishte ndër ata që e takoi vite më parë të ndjerin Mulla Mahmudi, siç ka bërë dhe Davutoglu e shumë emra të tjerë nga politika.
Një pjesë të jetës shërbeu si hoxhë e hafëz Kur’ani në disa fshatra mes Tetovës e Shkupit, për të bërë më pas, për dekada, vetëm një stil jete, që kishte në fokus mësimin e Kur’anit për fëmijët, duke nxjerrë me dhjetra hafëzë ndër vite prej tyre.
Shtëpia e tij e dytë qe kati i dytë i Xhamisë së Larme në Tetovë.
Pjesën më aktive të ditës, e kalonte pikërisht aty, në mësidhënieje Kur’ani.
Itinerari i tij i jetës qe shtëpi – xhami e xhami – shtëpi, pa devijuar aspak e plot gjallëri, që orët e para të mëngjesit, dimër apo verë qoftë, e deri në orët e pasdites.
Me ikjen e Mulla Mahmudit nga kjo botë, Tetova e jo vetëm humbi një pjesë të shpirtit të saj fetar. /tesheshi.com/