Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë ka goditur mëngjesin e së hënës pjesën verilindore të Indisë, në kufi me Bangladeshin dhe Mjanmarin, duke lënë më së paku 8 të vdekur dhe 100 të plagosur në Manipur.
Në Imphal ka shumë banesa të shkatërruara, ndërsa janë shembur muret e shumë ndërtesave.
Epiqendra e tërmetit, të rënë në orën 04:37 të mëngjesit, ishte në Tamenglong, 33 kilometra larg Imphalit. Një tërmet tjetër, me magnitudë më të vogël, 3.6 ballë, e goditi vendin vetëm pesë orë më pas, duke pasur të njëjtën epiqendër.
Banorët në Imphal e përshkruan tërmetin si më të fuqishmin të ndjerë ndonjëherë, ndërsa pritet që numri i viktimave të rritet me kalimin e orëve. /tesheshi.com/