Tërmet politike në Maqedoni. Pas ngjarjeve tragjike të Kumanovës, thuajse e gjithë pjesa e qeverisë Gruevski përgjegjëse për policinë dhe sigurinë është larguar. Ministrja për punë të brendshme Gordana Jankullovska dorëhiqet nga posti Ministres së Brendshme. Dorëheqja e Jankullovskës vjen pas aksionit policorë që ndodhi në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë ku mbetën të vrarë 22 persona, mes tyre 8 policë. Dorëheqje kanë dhënë edhe ministri për transport dhe lidhje Mile Janakievski dhe shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov. Ai është një nga protagonistët kryesor të politikës në Maqedoni dhe se njeriu familjar i kryeministrit Nikola Gruevski. aportohet edhe për dorëheqje të tjera në hierarkinë e MPB-së, megjithatë akoma nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.