Një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur ishullin grek të Lefkadës duke shkaktuar të paktën dy të vdekur e katër të plagosur.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale. Viktimat janë dy femra, ndërsa ndër të plagosurit janë edhe dy fëmijë.
Tërmeti ndodhi në orën 8:10 në det, mes Lefkas dhe Korfuzit në një thellësi prej 12 kilometrash, sipas raporteve nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare.
Tërmeti, i ndjekur nga një lëkundje e dytë në orën 9:33 me magnitudë 5.3 ballë të shkallës riter, u ndje edhe në Pulja e Kalabri, të Italisë./tesheshi.com/