Ushtria iraniane ka filluar stërvitjet kryesore në pjesën veriperëndimore të vendit, të cilat përfshijnë dronë, njësi të blinduara dhe helikopterë. Ushtrimet po organizohen pranë kufirit me Azerbajxhanin fqinj dhe mes tensioneve në rritje me këtë vend.
Edhe pse Irani pretendon se stërvitjet janë të një natyre rutinë, të tjerët kanë cituar përkeqësimin e marrëdhënieve me Azerbajxhanin si arsye. Të mërkurën, gjeneral brigade Mohammad Pakpour, komandant i forcave tokësore të Gardës Revolucionare Iraniane, u tha gazetarëve se Irani nuk do të tolerojë që fqinjët e tij të bëhen një “strehë dhe bazë e sigurt për praninë dhe aktivitetet kundër-sigurisë të regjimit të rremë sionist”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Saeed Khatibzadeh akuzoi gjithashtu Azerbajxhanin, duke thënë se Teherani “nuk do të tolerojë praninë e një regjimi sionist pranë kufijve tanë”. Vërejtjet kanë të bëjnë me lidhjet e Azerbajxhanit me Izraelin.
⭕️🇮🇷 #Iran: Iranian forces exercises near the borders with 🇦🇿#Azerbaijan pic.twitter.com/q2FKJjUaKH
— 𝙇-𝙏𝙀𝘼𝙈 (@L_Team10) October 1, 2021
Nga ana tjetër, në një intervistë me agjencinë turke të lajmeve Anadolu të hënën, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev tha se ishte “i befasuar” nga stërvitjet iraniane, duke vënë në dukje se ato ishin të pashembullta në 30 vitet e fundit.
“Pse tani? Pse në kufirin tonë? Këto pyetje bëhen nga publiku azerbajxhanas, jo unë,” tha Aliyev.
Azerbajxhani dhe Izraeli kanë përmirësuar marrëdhëniet në dekadat e fundit, me Azerbajxhanin që dërgon naftë dhe Izraelin nga ana e tij dërgon pajisje ushtarake.
Vitin e kaluar, forcat azerbajxhanase përdorën armë izraelite, me sukses të konsiderueshëm, në konfliktin me Armeninë për Nagorni-Karabakun. /tesheshi.com/