Përshkallëzimi i dhunës është zhvendosur dje në Rripin e Gazës, ku forcat izraelite kanë vrarë gjashtë palestinezë. Mes qindra demonstruesve palestinezë që protestuan përgjatë kufirit në lindje të Rripit të Gazës, u plagosën dhe dhjetëra të tjerë prej armëve izraelite.
Midis të vrarëve ishte dhe një 15-vjeçar, i qëlluar në një protestë tjetër, në një fshat në juglindje të qytetit të Gazës.
Ushtria izraelite i justifikoi veprimet e saj me pretendimin se drejt ushtarëve qenë hedhur gurë, një granadë e gomave në flakë prej protestuesve, e se këta të fundit kishin bërë një sërë përpjekjesh të dhunshme për të mësyrë në gardhin kufitar.
Një tjetër palestinez u qëllua sot për vdekje nga ushtria izraelite në një pikë kontrolli në Jerusalemin Lindor.
Përplasjet e dhunshme kanë njohur një përshkallëzim të ri që prej muajit të shkuar, kur forcat izraelite nisën represionin mbi besimtarët muslimanë në kompleksin el-Aksa.
Kreu i Hamasit në Gaza, Ismail Hanije, do të përmendte intifadën në një predikim në faljen e së premtes në një xhami në qytetin me të njëjtin emër: “Ne po bëjmë thirrje për forcimin dhe shtimin e intifadës. Eshtë e vetmja rrugë që do të na çojë te liria. Gaza ka për ta përmbushur rolin e vet në intifadën e Jerusalemit, dhe është më shumë se e gatshme për përplasje.” /tesheshi.com/