Ylli i tenisit Roger Federer është sportisti më i paguar në botë, sipas Forbes.
Tenisti 38-vjeçar ka fituar gjithsej 106.3 milion dollarë gjatë 12 muajve të fundit, duke e bërë atë tenistin e parë që të jetë në listën e Forbes-it të 100 sportistëve më të paguar në botë.
Sportistë nga 10 disiplina dhe 21 vende të ndryshme e gjetën veten në listë këtë vit, por vetëm dy prej tyre janë gra.
Federer, i cili është 20 herë kampion i Grand Slam, krenohet me portofolin më të mirë në botën e sportit, me 100 milion dollarë të ardhura nga fusha.
Ai anashkaloi dhe yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
“Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një ulje të pagave për yjet e futbollit Messi dhe Ronaldo, duke e bërë tenistin për herë të parë sportistin me pagën më të lartë në botë,” tha për CNN redaktori i vjetër i Forbes, Kurt Badenhausen.
Ylli i Juventusit, Ronaldo zuri vendin e dytë në listë, me 105 milion dollarë të fituara vitin e kaluar, ndërsa rivali i tij e ashpër Messi, i cili luan për Barcelonën, është në vendin e tretë me 104 milion dollarë, që është një rënie nga vendi i parë në 2019-ën. /tesheshi.com/